Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot nga ora 14:00 do të mbajë mbledhjen e radhës.
Në rend të ditës do të jetë aktiviteti i Sekretariatit të KQZ-së, ku do të bëhet njoftimi lidhur me organizimin e procesit të votimit të referendumit që do të mbahet nesër në katër komunat e veriut
Po ashtu, pikë e rendit të ditës në këtë mbledhje të KQZ-së do të jetë edhe shqyrtimi dhe miratimi i Procedurave të QNR-së.
Nesër qytetarët e katër komunave në veri të vendit do të kenë mundësi t’i drejtohen kutive të votimit për largimin ose jo të kryetarëve aktual.
Që referendumi të konsiderohet i vlefshëm, kërkon pjesëmarrjen e 50 për qind plus një të votuesve me të drejtë vote. Pastaj numërohen votat dhe edhe në këtë rast nevojitet një votë më shumë se 50 për qind e votuesve me të drejtë vote që kryetari të rrëzohet ose jo.