KQZ mban sot mbledhjen e radhës

KQZ mban sot mbledhjen e radhës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot nga ora 13:30 do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në pikat e rendit të ditës, parashihen një sërë aktivitetesh lidhur me mbledhjen e paralajmëruar për sot.

Rendi i plotë i ditës:

1.Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

2.Aktivitetet e Sekretariatit;

3.Këshilllat e KQZ;

3.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore;

3.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i Programit të trajnimit për trupat menaxhuese të zgjedhjeve

dhe stafin zgjedhor;

3.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i Procedurës për VPNV;

3.1.3. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për personat e evidentuar si të vdekur të

largohen nga lista e votuesve;

3.1.4. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për hapjen e Qendrës së Votimit në lagjen

“Marigona Residence në Graçanicë”;

3.1.5. Shqyrtimi dhe miratimi i zëvendësimit të anëtarëve të KKZ-së në Komunën e

Vushtrrisë dhe Gllogocit;

3.1.6. Shqyrtimi dhe miratimi i Kurrikules së Trajnimit për Trajner dhe TMZ si dhe Shtojcat;

4.Të ndryshme.

Ndryshe, në mbledhjen e fundit të KQZ, Lista Serbe nuk u certifikua për zgjedhjet komunale të 12 tetorit, sakaq në një vendim të PZAP-së të dilën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve “kushtëzohet” ta certifikojë LS-në.

Related Articles