KQZ: Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote

KQZ: Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar Listën e Votuesve për Zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës, që do të mbahen më 9 shkurt 2025, duke përfshirë votuesit brenda dhe jashtë Kosovës.

Sipas kësaj liste, numri total i qytetarëve me të drejtë vote për këto zgjedhje është 2 milionë e 75 mijë e 868, shkruan Gazeta Enigma.

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës, është: 1 milion e 970 mijë e 944 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, është 104 mijë e 924.

Arianit Elshani,  udhëheqës i këshillit për operacione zgjedhore tha se numri i votuesve, të jetë 999 votues nëpër zona rurale, kurse për zona urbane ai vazhdon të jetë 950.

“Secili votues mund të votoj rreth 10 kandidat, prandaj nuk kemi dashtë të tejkalojmë shifrën e 1 mijë votuesve”, ka thënë Elshani.

KQZ sqaron se votimi me kusht është i përcaktuar vetëm në një qendër të votimit në një komunë, nuk mund të votohet në të gjitha qendrat./GazetaEnigma/

Related Articles