Komisioni Qendrori Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku janë miratuar rekomandime rreth zgjedhjeve të parakohshme për Kryetar të komunave në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e Komunave: Zveçan dhe Leposaviq.
Në mbledhje u miratua rritja e numrit të votuesve për vendvotime.
Në pikë e radhës u miratuan Qendrat e Votimit në komunat Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan.
Më pas u miratua numri i fletëvotimeve që shtypen për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe numrit të fletëvotimeve dhe broshurave që shtypen për zgjedhjet e parakohshme për kuvende në Komunat e Zveçanit dhe Leposaviqit.
Anëtarët po ashtu u dakorduan për propozimet e KVV-të për zgjedhjet, si dhe për Analizën e bazës së shënimeve të departamentit të pensioneve, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.
Krejt në fund u miratua Llogoja dhe dizajni i produkteve të IP për zgjedhjet.