KQZ nis publikimin e të dhënave, 26 mijë qytetarë kanë votuar deri më tani

KQZ nis publikimin e të dhënave, 26 mijë qytetarë kanë votuar deri më tani

Sot, qytetarët e Kosovës në 18 komuna rikthehen në qendrat e votimit për të përcaktuar se kush do t’i udhëheqë në katër vjetët e ardhshëm.

Votimi në raundin e dytë po mbahet 18 komuna të vendit, në të cilat s’u zgjodh kryetari me të parën. Të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, ka njoftuar KQZ-ja.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor, deri në orën 9:44 minuta, numri i votuesve që kanë votuar është 26 mijë e 86 qytetarë.

Të dhënat e KQZ-së në kohë reale mund t’i ndiqni duke klikuar në këtë link.

Related Articles