Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, e cila ishte ankuar për formën e numërimit në Vushtrri, ka reaguar duke theksuar “angazhimi i saj për të denoncuar fenomenin e manipulit të votave në Vushtrri nuk ka pasur asnjë lidhje me arsye personale por ka qenë një veprim i domosdoshëm për të luftuar padrejtësitë”, raporton Gazeta Enigma.
Ajo theksoi se duke qenë pjesë e këtij procesi ka pësuar edhe dëmtime personale.
“Nuk është me rëndësi sa vota kam humbur ose kam fituar personalisht e rëndësishme është tendenca e komisionerëve të porositur që dhjetëra vota kanë qenë të shkruara për kandidatin në sistem përderisa në kuti nuk kanë ekzistuar ato vota. Tendenca tjetër e tyre për manipulim ka qenë që edhe fletëvotimet e pavlefshme ku kanë qenë 11 kandidatë të votuar e kandidati i 11 ka qenë kandidati i Vushtrrisë të numërohet si votë e rregulltë. Por, raporti i detajuar i prokurorisë do t’i shpërfaq të gjitha manipulimet e tyre” deklaron Krasniqi.
Ajo tutje sqaron se do të pres raportin e Prokurorisë për të vazhduar me hapat e radhës.
“Vota është e shenjtë dhe do ta mbroj me çdo mjet juridik” shkruan Krasniqi në reagimin e saj.
Reagimi i plotë: