Lideri i PDK’së, Memli Krasniqi ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenten, Vjosa Osmani.
Në emisionin ‘Pressing’ në T7, Krasniqi listoi disa arsye pse kjo qeveri duhet të bie, por duke theksuar se nuk duhet të rrëzohet për shkak të dialogut.
Ai tha se kjo qeveri duhet të rrëzohet për shkak se ‘tezakët e vetë i bëjnë drejtora për të menaxhuar miliona euro’
“Për shkak të dialogut nuk duhet të rrëzohet qeveria, sepse nëse e bën këtë punë, këta kanë me ik prej përgjegjësisë. Këta janë frikacakë dhe ikin nga përgjegjësia nëse ikin prej qeverisjes për shkak të dialogut.
Këtë qeveri duhet me rrëzu për shkak të paaftësisë së tyre qeverisëse, për shkak të mashtrimeve të pafundme që i kanë bë, për shkak të skandalit të korrupsionit që i kanë në cdo dikaster e kurrkush nuk është t’u merr me to, këta duhet me shku për shkak të aferës së Martin Berishaj, që është me miliona euro, të dyshimta të keqpërdorura, këta duhet me shku se tezakët e veta i bëjnë drejtora me menaxhu 70 milionë euro të bujqve të Kosovës.
Këta duhet me shku prej pushtetit sepse kanë përkeqësu cdo hallkë institucionale në këtë vend”, tha ai.