Krasniqi nga Tirana: Intensifikimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë konsiderohet prioritet shtetëror

Krasniqi nga Tirana: Intensifikimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë konsiderohet prioritet shtetëror

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri ka takuar sot Kryetaren e Kuvendit së Shqipërisë, Lindita Nikolla.



Krasniqi ka bërë të ditur se gjatë takimit me kryetaren Nikolla kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë dhe për mundësinë e krijimit të platformave të përbashkëta të veprimit.

“Partia Demokratike e Kosovës e konsideron prioritet shtetëror intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në të gjitha fushat, andaj do të vazhdoj të luaj rol qendror në këtë drejtim. Dy shtetet tona duhet të jenë bashkë e më të forta, në rrugën e integrimit euro-atlantik”, shkroi Kransiqi. /Gazeta Enigma/.

Related Articles