Në një vjetorin e qeverisjes së Kurtit, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka adresuar një varg kritikash për ekzekutivin e aktual, shkruan Gazeta “Enigma”.
Krasniqi, e quajti “të paaftë, e jo kompetente” Qeverinë.
“Në përgjithësi ky vit i Qeverisë Kurti mund të përshkruhet në shumë drejtime por gjitha drejtimet e kanë një emërues të përbashkët dhe ky emrues është paaftësia. Që nga idetë me të cilat e ka shtruat planin e qeverisë, tek prioritet që i ka vendosur në këtë plan të Qeverisë, për të vazhduar tek performanca e dikastereve të qeverisë, dhe si kryefjalë rezultatet e munguara në secilën fushë”, tha ai.
Sipas tij, karakteristika themelore e Qeverisë Kurti, është kosto që ka prodhuar tek qytetarët e Kosovës.
“Si pasojë e paaftësisë e Qeverisë Kurti qytetarët e Kosovës nuk janë as më të siguritë, as më të mbështetur, as me më shumë perspektiv, e as me më shumë të hyra për ta dhe familjen e tyre, Madje qytetarët e Kosovës kanë filluar që të mos shohin më të ardhme në vendin e tyre”, tha ai.
Mes tjerash i pari i PDK-së, Programin e Qeverisë e ka quajtur “lojë fjalësh”, pa ndonjë angazhim konkret/ Gazeta Enigma.