Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim shefin e EULEX-it në Kosovë, Ambasadorin Lars-Gunnar Wigemark, raporton Gazeta Enigma.
Në këtë takim ata kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend si dhe për angazhimin monitorues të këtij misioni në fushën e sundimit të ligjit.
Krasniqi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Republika e Kosovës ka ndërtuar një sistem të qëndrueshëm të drejtësisë, strukturalisht të shtrirë në të gjithë vendin, profesionalisht në ngritje e sipër si dhe të vendosur mbi parime të qarta të një shteti të drejtë.
Deklarata e plotë e kreut të PDK-së, Memli Krasniqi:
Në takim me Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, Ambasadorin Lars-Gunnar Wigemark, biseduam për zhvillimet politike në vend si dhe për angazhimin monitorues të këtij misioni në fushën e sundimit të ligjit. Republika e Kosovës ka ndërtuar një sistem të qëndrueshëm të drejtësisë, strukturalisht të shtrirë në të gjithë vendin, profesionalisht në ngritje e sipër si dhe të vendosur mbi parime të qarta të një shteti të drejtë. Fuqizimi, mbështetja dhe profilizimi i mëtejmë i këtij sistemi, është detyrë e mision i përbashkët i të gjithë neve./Gazeta Enigma/