Krasniqi: Qeveria duhet të ndryshoj çasjen e menaxhimit për ta ndalë këtë hov të kobshëm të pandemisë

Krasniqi: Qeveria duhet të ndryshoj çasjen e menaxhimit për ta ndalë këtë hov të kobshëm të pandemisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllime për familjet e 36 qytetarëve që sot humbën jetën nga COVID-19.

Në një shkrim në Facebook, Krasniqi i ka bërë thirrje Qeverisë që kësaj gjendjeje të vështirë t’i përgjigjet menjëherë me një qasje krejtësisht tjetër, me një plan konkret.

“Me ditë të tëra, po na ndalë frymën kjo gjendje tmerruese, me shifra alarmante, ku humbja e jetës së qytetarëve nga virusi tashmë, për fat të keq, nga Qeveria po trajtohet vetëm si numër”, ka thënë ai.

Tutje është shprehur se nuk ka betejë politike me pandeminë, por thekson se është e papranueshme që të vazhdojë edhe më tej kjo papërgjegjësi.

“Nuk kemi betëjë politike për pandeminë. Por, kësaj gjendjeje tejet të vështirë është e domosdoshme që Qeveria t’i përgjigjet menjëherë me një qasje krejtësisht tjetër, me një plan konkret, me seriozitet dhe angazhim maksimal, në mënyrë që të ndalet ky hov i kobshëm i pandemisë. Është e papranueshme që të vazhdojë edhe më tej kjo papërgjegjësi”, shkroi Krasniqi.

Related Articles