Krasniqi: Sot nuk pritet ndonjë vendim për masat kundër koronavirusit

Krasniqi: Sot nuk pritet ndonjë vendim për masat kundër koronavirusit

Elbert Krasniqi,  Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës, ka deklaruar se gjatë të ebhtes nuk pritet ndonjë vendin për masat anti-COVID 19 në Kosovë.



Ministri Krasniqi ka konfirmuar se sot do të dëgjohen rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë, e nëse do ketë propozime konkrete, të njëjtat do t’i barten për miratim kabinetit qeveritar.

“Sot mblidhemi në Komitetin shtetërorë dhe dëgjohen rekomandimet, raporti dhe propozimet e profesionistëve të fushës, ku ne si qeveritar jemi dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Pastaj propozimet eventuale, i kalohen kabinetit qeveritar për miratim. Pra, në këtë takim nuk ka as ndryshim, as lehtësim masash e as shtrëngim. Më tej, çfarëdo që ka i kalohet kabinetit qeverisës, meqë qeveria vendos,” -tha Krasniqi në ‘RADIO 1′.

Tutje ministri Krasniqi, tha se nuk mund të konfirmoi nëse edhe ditën e premte, pritet ndonjë ndryshim masash.

“Nuk kam informacion të tillë e them krejt varet nga propozimet që dalin nga takimi i sotëm”, shtoi ai.

Ndryshe, në cilësinë e Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka takuar sot kryetarët e komunave të Kosovës, në një takim të parë për vitin kalendarik 2022,disa prej të për herë të parë, meqë fituan mandatin nga zgjedhjet lokale të 2021-ës. / Gazeta Enigma.

Related Articles