Krasniqi thotë se do ta mbështet Kurtin nëse e arrin një marrëveshje me Serbinë

Krasniqi thotë se do ta mbështet Kurtin nëse e arrin një marrëveshje me Serbinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se do të përkrahte një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nëse arrihet gjatë kohës së Qeverisë Kurti.

Gjithsesi ai përmendi dy kushte pa të cilat nuk do ta mbështesnin këtë marrëveshje.

“Por pa e cenu territorin e Kosovës dhe pa e cënuar karakterin unitar të shtetit tonë. Pak e shumë kemi qëndrimet e njëjta. Dhe kryeministri ka pushtetin dhe fuqinë për të arritur marrëveshjen. Po ashtu ka mbështetje të madhe në Kuvend dhe ka edhe presidenten. Një marrëveshje që vjen me këto kushte do ta duartrokasim, përveç se do ta votojmë”.

“Marrëveshja është e vështirë,. Ka art më shumë në të se sa ka shkencë. Tash a do ta arrijë apo jo mendoj se varet prej tij. Procesi është i komplikuar. Ekipi deri tash realisht krijon më shumë konfuzion se sa të len me shpresë se do të ketë sukses. Ne nuk do të involvohemi në proces. Nuk do ta bëjmë temë të politikës ditore. Sepse Kosova është dëmtuar nga këto”.

“Tema si Asociacioni dhe demarkacioni u patën bërë tema ditore dhe patën krijuar dëme të mëdha. Diskursin opozitar do të mundohemi ta ndryshojmë. Do të sjellim alternativa që do të prekin jetën e përditshme të qytetarëve. Deri sot nuk ka asnjë reagim për rritjen e çmimeve dhe inflacionit. Nuk ka reagim, vetë kryeministri kishte thënë se do të ulet dhe del e arsyetohet në zinxhirin global. Qeveritë e majta kanë mjete të intervenimeve në këso raste. Unë nuk jam në favor të këtyre, por po them se ne do të flasim për këto tema”, tha ai. 

Ndryshe, kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot deklaroi se ka mundësi të mëdha të arrihet një marrëveshje brenda mandatit të tij. Krasniqi komentoi dialogun dhe kërkoi që mos të cënohet territori i vendit dhe karakteri unitar i shtetit./Gazeta Enigma/.

Related Articles