Mbrëmjen e së martës një person ka humbur jetën, teksa tjetri mbeti i plagosur, si pasojë e disa të shtënave në kryeqytet, raporton Gazeta Enigma.
I dyshuari për rastin tashmë është identifikuar dhe është në kërkim.
Të shtënat me armë dhe plagosjen e dy personave e ka konfirmuar mbrëmë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Po ashtu, ajo ka konfirmuar se i dyshuari është identifikuar, dhe se policia është në kërkim të tij.
“Rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka thënë Ahmeti.
N.G, 62 vjec, i cili përpos që dyshohet se u qëllua me armë, dyshohet se kishte edhe një therje me thikë në gjoks. / Gazeta Enigma.