“Kriza energjetike ka mundur të parashikohet”

“Kriza energjetike ka mundur të parashikohet”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë, se ka pasur sinjale nga të gjitha nivelet se do të ketë krizë energjetike

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, tha se kjo krizë ka mundur të shmanget dhe të kishte efekt minor në vendin tonë.

“Ngritjet kanë mundur të parashikohen. Kemi pasur sinjale nga të gjitha nivelet se kriza energjetike mund të vijë. Kriza energjetike nuk ka mundur të shmanget, kriza energjetike ka mundur t’i ketë pasojat shumë më minore”.

Ai theksoi se kjo do të ndodhte nëse do të kishte një plan të mirëfilltë të veprimit.

“Kriza do të mund të ishte më pak efektive sikur ne të kishim një plan veprimi, të kishim sensibilizim me kohë. Pra, një plan veprimi që blloqet e termocentralit të mos hyjnë në prodhim në të njëjtën kohë. Një plan veprimi që do të restauroheshin blloqet e termocentraleve Kosova A dhe B në kohë të vjeshtës ose verës. Një plan veprimi që nuk do ta linte sot KEK-un pa bord menaxhues”, ka deklaruar Shala në KlanKosova.

Related Articles