Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli dhe Ministri i Financave Hekuran Murati kanë zhvilluar vizitë në Termocentralin Kosova B.
Pasi u njohën nga afër me punën e prodhimit të këtij termocentrali, Kurti dhe Rizvanolli zhvilluan një bashkëbisedim me gazetarët.
Ministrja Rizvanolli u pyet nëse Shqipëria pritet ta ndihmojë Kosovën në përballjen e saj me krizën energjetike.
E për të pranuar ndihmë nga shteti shqiptar Rizvanolli tha se janë në bisedime me të gjitha nivelet relevante atje.
“Kemi filluar bisedimet me të gjitha nivelet, me ministrat, kryeministrin e zëvëndeskryeministrin dhe në nivel të KEK-ut dhe KESH-it dhe institucioneve tjera relevante dhe këto bashkëbisedime janë intensifikuar javëve të fundit kur gjendja tek ne ka filluar të përkeqësohet. Republika e Shqipërisë deri tash vonë ka qenë duke imprtuar deri në 3 milionë euro energji për vete e ka pasur të pamundur të na ndihmojë përmes këmbimit”.
“Këto ditë jam duke i parë mezi janë duke e mbuluar kërkesën e vetë dhe kemi premtime që në momentin që është e mundur sado pak do të na ndihmojnë për ta kaluar këtë krizë, ndërsa ne do ta këmbëjme megavat për megavat kur ata kanë nevojë e ne kur të kemi tepricë”, tha Rizvanolli para mediave./Gazeta “Enigma”/