Ndonëse paraqitja e Kroacisë në Euro 2024 nuk ishte mbrësëlënëse, Zlatko Dalic do të vazhdoj të mbetet trajner i kombëtares kroate.
Të paktën kështu kanë bërë të ditur nga Federata e Futbollit të Kroacisë.
“Ai është selektor dhe do të mbetet përzgjedhës i kombëtares kroate të futbollit. Ne biseduam dhe zgjatëm duart” – ka thënë presidenti i kësaj federate, Marijan Kustic.
Kujtojmë se para barazimit 1:1 me Italinë, Kroacia barazoi edhe me Shqipërinë (2:2), ndërsa në xhiron e parë të turneut u turpërua nga Spanja (3:0) dhe Euron e mbylli vetëm me dy pikët e fituara, që është performanca më e dobët ndonjëherë në një garë të madhe. /Gazeta Enigma
Kroacia e “ligshtë” në Euro 2024, merret vendimi për trajnerin e kombëtares
