Kryediplomatja gjermane arrin në Kosovë të enjten pasdite

Kryediplomatja gjermane arrin në Kosovë të enjten pasdite

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla do ta mirëpres sot në Aeroportin e Prishtinës homologen e saj gjermane Annalena Baerbock, njofton zyra për media e kësaj ministrie.

Kryediplomatja gjermane do të qëndrojë dy ditë në Kosovë.

Baerbock pritet të arrijë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” në ora 16:30

Ministren e Jashtme gjermane do ta pres në takim edhe kryeministri Albin Kurti.

Kryediplomatja gjermane nis turin e saj ballkanik pas përkeqësimit të situatës së sigurisë në Evropë me agresionin e Rusisë në Ukrainë.

Baerbock ka deklaruar se Evropa duhet të jetë e gatshme të investojë në sigurinë e saj afatgjate e cila para së gjithash vlen për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo theksoi se paqja e sotme në Ballkanin Perëndimor mund të mos jetë e përsosur, por është e çmuar.

“Ne duhet të themi hapur se kemi zhgënjyer dhe lënë pas dore shumë nga këto vende vitet e fundit. Në këtë kënd të hapur të Evropës po tentojnë të depërtojnë aktorë si Rusia, të cilët nuk kanë interes për të ardhmen evropiane dhe nuk ngurrojnë të rindezin konfliktet e pazgjidhura. Unë jam duke udhëtuar tani në Ballkanin Perëndimor për të dëgjuar se çfarë presin njerëzit atje nga ne, por edhe për ta bërë të qartë se ne nuk do ta lëmë atë rajon në zemër të Evropës nën ndikimin e Moskës”, tha Baerbock

Related Articles