Nxehtë në Superligë, sot luhet derbi i madh mes Dritës dhe Gjilanit

Nxehtë në Superligë, sot luhet derbi i madh mes Dritës dhe Gjilanit

Derbi i madh kosovar, Drita-Gjilani zhvillohet sot.

Drita dhe Gjilani do të përballen me fillim nga ora 13:00, në kuadër të xhiros së 24’të të Superligës së Kosovës në futboll.

Tradicionalisht këto dy skuadra kanë dhuruar emocione të veçanta në fushë, por sot ky derbi e ka edhe rëndësinë e madhe të pikëve.

Gjilani është në pozitën e dytë me 46 pikë, dy më pak se Ballkani i vendit të parë, kurse Drita në vendin e tretë me 41 pikë.

“Skifterat” i kanë fituar dy derbit e këtij edicioni ndaj skuadrës së Ardian Nuhiut, kështu që “Intelektualët” janë të “detyruar” për fitore.

Një tjetër takim interesant që do të zhvillohet sot është edhe ai mes Llapit dhe Drenicës.

Related Articles