Kryeministri holandez: Kosova ka bërë progres për vizat

Kryeministri holandez: Kosova ka bërë progres për vizat

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte ka folur pas mbledhjes së samitit të Bashkimit Evropian, i në adresim para mediave ka folur edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën, shkruan Gazeta Enigma.

Ai theksoi se ndoshta më vonë gjatë këtij viti ose vitin tjetër mund të ndodh liberalizmi i vizave për Kosovën.

“Shpresoj që më vonë gjatë këtij viti ose vitin tjetër do të bëhet edhe liberalizimi i vizave për Kosovën. Ata kanë bërë shumë në sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit “- tha kryeministri holandez.

Holanda dhe Franca janë dy vendet e Bashkimit Evropian që deri më tani kanë qenë skeptike në dhënien e dritës së gjelbër për heqjen e vizave për Kosovën.

Related Articles