Kryeministri izraelit Naftali Bennett dhe ndihmësit e tij të lartë u strehuan në një bunker lufte të enjten gjatë një stërvitjeje ushtarake që simulonte shpërthimin e një varianti të ri vdekjeprurës të COVID-19.
Kryeministri e përshkroi stërvitjen gjithëditore “Omega”, të quajtur pas një lloji imagjinar të virusit, si një masë paraprake për të mbajtur Izraelin gati për “çdo skenar”.
Kompleksi anti-bërthamor në kodrat e Jerusalemit, i njohur si “Qendra Kombëtare e Menaxhimit”, u përdor gjithashtu për të koordinuar reagimet e para ndaj koronavirusit të ri SARS-CoV-2 në Mars 2020.
Bunkeri u ndërtua më shumë se një dekadë më parë nga frika e programit bërthamor të Iranit dhe një përballje raketore me Libanin dhe Rripin e Gazës.
Ata do të ndajnë rezultatet e ushtrimit
Udhëheqësit civilë dhe ushtarakë u përfshinë në stërvitjen e fundit, duke simuluar testimin masiv, shtrimet në spital dhe shtetrrethimin. Izraeli do të ndajë rezultatet e stërvitjes me partnerët e tij.
“Izraeli është i sigurt dhe i mbrojtur. Për të ruajtur këtë dhe për të siguruar vazhdimin e jetës normale, ne duhet të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën dhe të përgatitemi për çdo skenar”, tha Bennett.
Izraeli prezantoi mbyllje të rrepta gjatë tre valëve të para të pandemisë, por ka mbajtur ekonominë dhe shkollat të hapura që nga fillimi i valës së katërt në qershor, duke u mbështetur në vaksinimet dhe masat e tjera epidemiologjike si mbajtja e maskave. /Gazeta “Enigma”/