Aksident i rëndë në Podujevë

Katër persona janë lënduar pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Sekiraqë në Podujevë.

Sipas njoftimit personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 08:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë (fshati Sekiraqë), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të katër automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, janë lënduar katër persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, thuhet në njoftim. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles