Kryeministri kanadez, Justin Trudeau është goditur nga gurë të vegjël, të hedhur nga protestuesit gjatë një ndalese të fushatës.
Sipas mediave të huaja, përcjell telegrafi, ai po kthehej në autobusin e tij pasi vizitoi një fabrikë birre kur u godit nga gurë të vegjël.
Për fat të mirë, ai nuk pësoi ndonjë lëndim.
Trudeau thirri zgjedhje të parakohshme në mes të gushtit, me shpresën për të fituar një qeveri shumicë për partinë e tij Liberale të qendrës së majtë.
Por fushata e tij është prishur nga demonstratat kundër “mandateve të vaksinës COVID-19”, dhe kufizimeve të tjera.