Kryeministri Kurti mbledh ministrat sot në ora 14:00

Kryeministri Kurti mbledh ministrat sot në ora 14:00

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Në njoftimin e zyrës së Kryeministrit thuhet se mbledhja do të mbahet në orën 14:00.

“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë KOHA: 14:00″, thuhet në njoftim.

Në njoftim nuk është bërë e ditur se çfarë do të diskutohet.

Mirëpo të premten në një përgjigje për Demokracia.com nga ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se pritet që të rishikohen masat kundër COVID-19.

/Gazeta Enigma/

Related Articles