Kryeministri Kurti priti në takim përfaqësuesit e Qendrës në Berlin për Ndërmjetësim Integrues

Kryeministri Kurti priti në takim përfaqësuesit e Qendrës në Berlin për Ndërmjetësim Integrues

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin për Zhvillim, Integrim Evropian dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim ekipin e Qendrës në Berlin për Ndërmjetësim Integrues (CSSP), të udhëhequr nga drejtori, z. Christoph Luettmann, raporton Gazeta Enigma.

Z. Luettmann e përgëzoi Kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës dhe e njoftoi për punën që organizata e tij e ka bërë në të kaluarën në Kosovë dhe atë që janë duke e bërë tani. Ai ofroi përkrahjen e plotë të organizatës për proceset që kanë të bëjnë me komunitetet e Kosovës.

Kryeministri Kurti falënderoi CSSP-në për punën e deritashme në Kosovë dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndëretnik për zhvillimin e ekonomisë dhe përmirësimin e standardeve të jetesës. Ai tha se komunitetet duhen të bashkëpunojnë dhe të bëhen bashkë për çështje që kanë të bëjnë me interesat e tyre si vendet e punës, luftimi i korrupsionit, mbrojtja e ambientit, etj.

CSSP është organizatë gjermane me seli në Berlin, me zyra lokale në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Shqipëri, që merret me çështje të dialogut dhe bashkëpunimit ndëretnik./Gazeta Enigma/

Related Articles