Molliqaj pas protestës: Rryma është shtrenjtuar edhe për qytetarët që shpenzojnë më pak se 800 kWh

Molliqaj pas protestës: Rryma është shtrenjtuar edhe për qytetarët që shpenzojnë më pak se 800 kWh

Pas protestës së organizuar brenda zyreve të ZRRE-së, Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se ky institucion po mashtron lidhur me vendimin për shtrenjtimin e rrymës, pasi që sipas Molliqajt energjia elekstrike është shtrenjtuar edhe për qytetarët që shpenzojnë më pak se 800 kWh, raporton Gazeta “Enigma”.

Molliqaj i tha kryesuesit të bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahut se s’mund t’i lënë të punojnë, pasi sipas tij, ata po mashtrojnë.

“ZRRE nuk ka gatishmëri për ta publikuar vendimin. Ne i thamë a mundeni me na u përgjigj në pyetje sepse më herët keni mashtru. Ishin të gjitha mediat këtu dhe e pan që zyrtari ka mashtruar publikisht sepse çmimi i energjisë elektrike rritet edhe deri në 800 kWh”, tha ai.

Molliqaj thotë se ZRRE po e fsheh vendimin pasi që një pjesë të rritjes së çmimit të rrymës e paguan Qeveria.

LEXO EDHE: “Po i mashtroni qytetarët, qysh s’po ju vjen marre?” – PSD shkon në ZRRE

“Por çka po tenton ZRRE është që rritjen e çmimit të energjisë elektrike që e paguan Qeveria e Kosovës mos me e bë publik për qytetarët, që me u duk që është rritë më pak. 25 milionë euro nga propozimi i parë n/ propopzimin e dytë janë rritur nga taksat e Kosovës për ZRRE-në, përkatësisht për KEDS-in”, tha ai.

Sipas tij, vendimi nuk po publikohet pasi është “superskandaloz”.

“Në këto raste do të duhej të vepronte menjëherë Prokuroria”, tha Molliqaj. / Gazeta Enigma.

Related Articles