Kryeministri Kurti uron Memli Krasniqin për zgjedhjen kryetar në PDK

Kryeministri Kurti uron Memli Krasniqin për zgjedhjen kryetar në PDK

Kryeministri i vendit Albin Kurti e ka uruar Memli Krasniqin për zgjedhjen kryetar në Partinë Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

Kurti në dedikimin e tij, Krasniqit, i uron punë të mbarë në rrugëtimin e tij të ri.

Postimi i plotë:

I uroj punë të mbarë kryetarit të ri të PDK-së, z. Memli Krasniqi. Mbështetjen që e mori sot nga strukturat e subjektit të tij i garantojnë një udhëheqje stabile për t’i zhvilluar reformat që mendon se janë të nevojshme për PDK-në.Si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes i ofroj bashkëpunim në temat me interes nacional dhe ballafaqim të ideve e qëndrimeve për të mirën e përbashkët të shtetit dhe qytetarëve.Të punosh për Kosovën e kombin tonë nuk është kurrë mjaftueshëm dhe e kemi obligim secili./Gazeta Enigma/

Related Articles