Kryeministri, Albin Kurti, në shkurtin e vitit 2020 kur edhe ishte zgjedhur Kryeministër për herë parë e kishte prezantKëto ditë ka qarkulluar nëouar vendimin për paga ku edhe e shfuqizoi vendimin e paraardhësit të tij, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Në këtë mënyrë Kurti po e ulte pagën e tij nga nga 2,950 në 1,500 euro.
Kryeministrit Kurti do t’i shtohen të ardhurat nga paga, sepse kështu është paraparë në Ligjin për Pagat, i cili është hartuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me dikasteret tjerë qeveritarë.
Këto ditë nëpër media ka qarkulluar një kopje e këtij projektligji, i cili së shpejti pritet të miratohet nga Qeveria e Kosovës, ku sipas këtij projektligji, Kryeministri i Kosovës do të ketë koeficientin e pagës 19.
Vlera e një koeficienti ende nuk është saktësuar në projektligj, por ajo do të jetë 120.
Pra, nëse shumëzohet koeficienti i pagës, 19, me vlerën monetare të tij, 120 euro, atëherë paga bazë e Kryeministrit Kurti do të jetë 2,280 euro, pa përfshirë këtu shtesat tjera. Paga e tij do të rritet për 780 euro.
Vlerë të njëjtë të pagës pritet ta kenë edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kreu i Gjykatës Kushtetuese, ndërsa Presidenti i Kosovës do të qëndrojë më lartë për një koeficient, pra me pagën në vlerën 2,400 Euro.
Projektligji i pagave ka filluar të ngjallë reagime të shumta përmes të cilave ka filluar kundërshtohet përmbajtja e tij.
Në mes të muajit janar, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se Ligji për Paga do të procedohet për miratim në Qeveri në muajin mars të këtij viti.
Projektligji i ri i pagave po kundërshtohet fuqishëm nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe ajo e Policisë së Kosovës.
Ishte ish- kryeministri Haradinaj ai i cili më 2017 i kishte dyfishuar pagën vetes si dhe kabinetit të tij.
Deri atë kohë paga e Kryeministrit ishte rreth 1500 euro, për t’u rritur në 2950 euro.
Sipas atij vendimi, paga e zëvendëskryeministrit ishte 2500 euro ndërsa e ministrave 2000 euro.
Ky vendim kishte nxitur reagime të shumta, duke e kritikuar ashpër Haradinajn për rritje të pagës për veten dhe ministrat e tij.
Gjatë qeverisjes së tij, Haradinaj e kishte nxjerrë edhe Ligjin për Paga, i cili më pas u rrëzua nga ana e Gjykatës Kushtetuese, ku sipas këtij ligji parashihej edhe nivelizimi i pagave./Gazeta Enigma/