Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, deputeti Luan Aliu si dhe drejtori i Kadastrës në Gjilan, Bekim Salihu janë ndaluar në Serbi nga autoritetet serbe.
Arsyet e ndaljes ende nuk dihen, mirëpo nga Zyra për Media bëhet e ditur se të njëjtit janë ndaluar rreth orës 14:00.
Mes tjerash, në njoftim bëhet e ditur se kryetari Hyseni, deputeti Aliu si dhe drejtori i Kadastrës Salihu, janë ndalur dhe nuk po lejohen të vazhdojnë, por as edhe të kthehen.
Ndryshe, të njëjtit janë ndaluar te pikëkalimi kufitar, Dheu i Bardhë, nga policët kufitarë serbë, derisa ishin duke kaluar kufirin për në Preshevë.