Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës paralajmëron rritje të çmimit të derivateve, ku ata thonë se rritja e çmimit është pasojë e lëvizjeve të tregjeve, shkruan Gazeta Enigma.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka deklaruar në një përgjigje për Gazetën ‘Enigma’, se shtetet e rajonit po paralajmërojnë rritje edhe më të lartë të çmimeve të derivateve e që pritet të reflektojë edhe në Kosovë.
“Sa i përket çmimeve sot sillen Dizelli 1.03 deri në 1.10 cent Benzina. 1.07 deri në 1.12 cent çmimin e përcakton berza dhe organizata prodhuese OPEC”, ka deklaruar Berjani.
Njëherit, për Gazetën ‘Enigma’, Berjani tha se reduktimi në prodhim gjithmon shkon me rritje të çmimit të derivateve.
“Kur kem reduktim të prodhimit çmimi rritet. Në berzë dhe tregjet bonore kemi rritje të çmimit të derivateve ku ka reflektuar edhe tek ne. Në Kosovë ka rritje të theksur të çmimit”, tha ai për ‘Gazetën Enigma‘.
Qytetarët e Kosovës janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion, pos Maqedonisë Veriore, e cila e ka Dizelin më të lirë shkaku që akcizën e ka për 22 cent më të ultë. Sot në Shqipëri çmimet sillen: Dizelli 1.31 cent kurse Benzina 1.32. cent, tha Berjani.
Vlenë të përmendet se kompanitë, veçse kanë reflektuar: për derivatet me shumicë çmimet janë rritur, ndërsa për ato me pakicë janë përafërsisht të njëjtat, por në tregjet botërore veçse ka reflektuar, ku pritet edhe tek ne të reflektojë rritja e çmimeve në ditët në vijim./Gazeta Enigma/