Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar organizimin e një proteste më 3 nëntor për të kërkuar drejtësi dhe për të rikthyer adresat e pasivizuara në mënyrë të padrejtë, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje Sinani ka theksuar se “kjo protestë është një thirrje kundër diskriminimit dhe në mbrojtje të së drejtës së çdo shqiptari për të jetuar me dinjitet në vendlindje”.
Protesta do të mbahet më 3 nëntor para stacionit policor në Medvegjë, duke filluar nga ora 13:00, tha Sinani. /Gazeta Enigma/