Vrasja e Jetmire Bekës në Gjermani, vazhdon të jetë kryefjalë edhe në vendin tonë.
Nëna e tashmë të ndjerës ka folur për lajmi.net, ku përveç emocioneve aktuale, ajo shpalosi edhe shumëçka nga raporti mes çiftit.
Ajo tregoi se në vitin e gjashtë vajza ia kishte bërë të ditur familjarëve se është duke u dhunuar nga burri i saj.
Siç shtoi Beka, palët u ndanë para dy muajsh me vendim të autoriteteve gjermane.
Në këtë pjesë të përzgjedhur, ajo foli edhe për fëmijët. Ndiqeni storien e mësipërme, për të kuptuar më shumë.