Kualifikueset “Katar 2022”: Hap fals i Francës për në kualifikime në Botëror

Kualifikueset “Katar 2022”: Hap fals i Francës për në kualifikime në Botëror

Ndeshja kryesore e së shtunës në kualifikuese për “Katar 2022”, padyshim ishte ajo në mes të Ukrainës dhe Francës në kuadër të grupit “D”.

Ukraina befasoi duke avancuar me Francën e favorizuar lehtë, në fund të pjesës së parë, me golin e shënuar nga Mikola Shaparenko 44’, ndërsa Francezët u rikthyen me golin e Anthony Martial në minutën 50’ të takimit, duke barazuar rezultatin, i cili doli të jetë gol për epilogun përfundimtar të këtij takimi.

Mjaft befasues ishte edhe rezistimi i ndeshjes mes Ishujve Faroe dhe Danimarkës, pasi vendwsit arritën të mbajnë të paprekur portën deri në finish të takimit, saktësisht deri në minutën 85’, kur pësuan golin, ndërsa po aq sfidues,, madje shumë më rivalizues ishte takimi në mes të Sllovakisë dhe Kroacisë.

Kjo e fundit arriti të inkasoj tri pikë të reja falë golit të shënuar nga Brozoviç në minutën 86’.

Këtë të shtunë janë zhvilluar në tërësi 13 ndeshje në grupet F, G dhe H, të cilat kanë prodhuar këto rezultate:

GRUPI “A”

Republika e Irlandës – Azerbajxhani 1 – 1

Serbia – Luxemburgu 4 – 1

GRUPI “D”

Finlanda – Kazakistani 1 – 0

Ukrainë – Francë 1 – 1

GRUPI “F”

Ishujt Faroe – Danimarka 0 – 1

Izraeli – Austria 5 – 2

Scotland – Moldavi 1 – 0

GRUPI “G”

Letonia – Norvegjia 0 – 2

Gjibraltari – Turqia 0 – 3

Holanda – Mali I Zi 4 – 0

GRUPI “H”

Qipro – Norvegji 0 – 2

Sllovenia – Malta 1 – 0

Sllovakia – Kroacia 0 – 1

Related Articles