Kupa e Kosovës vazhdon sot me tri përballje, vëmendja në Podujevë në ndeshjen Llapi – Gjilani

Kupa e Kosovës vazhdon sot me tri përballje, vëmendja në Podujevë në ndeshjen Llapi – Gjilani

Emocionet e Kupës së Kosovës rikthehen sot nga ora 13:00 me tri ndeshje që luhen në kuadër të çerekfinaleve.

Tetë skuadra do ta kërkojnë kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, por vetëm katër do ta arrijnë këtë qëllim.

Ndeshja e cila pritet të dhurojë spektakël është ajo mes Llapit dhe Gjilanit që luhet në Podujevë.

Këto dy skuadra u takuan të dielën në kuadër të Superligës duke dhuruar spektakël në fushën e lojës.

Takim interesant pritet të jetë edhe ai ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës që luhet në Suharekë.

Drita do të takohet me Ulpianën në Gjilan./GazetaEnigma/

Related Articles