Kupchan: Vetëshkatërruese nëse Qeveria në Kosovë dëmton marrëdhënien me SHBA-në

Kupchan: Vetëshkatërruese nëse Qeveria në Kosovë dëmton marrëdhënien me SHBA-në

Në kohën kur Pentagoni pritet të shpallë një zvogëlim të konsiderueshëm të forcave amerikane në Evropë, Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, thotë se është në interes të Kosovës dhe të Kurtit që të ruajnë një marrëdhënie të fortë me Shtetet e Bashkuara.

“Mendoj se do të ishte e papërgjegjshme dhe vetëshkatërruese nëse Qeveria në Kosovë vazhdon të ndërmarrë hapa që dëmtojnë marrëdhënien me një vend që ka qenë një mbështetës aq i fortë”, thotë Kupchan.

Në një anketë të realizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) në periudhën maj-korrik të këtij viti, 77 për qind e të anketuarve në Kosovë thanë se e shohin SHBA-në si aleaten më të rëndësishme të vendit të tyre.

Në të njëjtën anketë, 38 për qind e qytetarëve u shprehën se vendit i duhet ndryshim i udhëheqësve kryesorë politikë dhe partive në pushtet, ndërsa 44 për qind thanë se favorizojnë përmirësimin e situatës ekonomike dhe drejtësisë sociale.

Analistët paralajmërojnë se të dyja palët duhet të ecin me kujdes, sepse çdo vakuum i krijuar nga ftohja e mbështetjes amerikane për Kosovën mund të shfrytëzohet nga fuqitë keqdashëse, si Rusia, dhe aktorët e tyre në terren, dhe këtë rrezik asnjëra palë s’e do.

“Kosova mund të mbajë marrëdhënie të mira me Evropën dhe SHBA-në vetëm nëse shihet se po negocion me mirëbesim dhe në mënyrë konstruktive, për të çuar rajonin përpara”, thotë Kupchan për Radion Evropa e Lirë.

Related Articles