Kupina publikon shpenzimet e Presidentes Osmani: Asnjë cent nuk është shpenzuar dosido

Kupina publikon shpenzimet e Presidentes Osmani: Asnjë cent nuk është shpenzuar dosido

Të dielën, Këshilltari për media i presidentes, Vjosa Osmani, Bekim Kupina, ka publikuar të gjitha shpenzimet e presidentes dhe kabinetit të saj, raporton Gazeta “Enigma”.

Me këtë rast ai ka thënë se “asnjë cent nuk është shpenzuar dosido”.



“Në vazhdimësi dhe si asnjëherë më parë ka pas interesim të mediave dhe shoqërisë civile për shpenzimet e Presidentes Vjosa Osmani dhe kabinetit, po i bëjmë publike ato, jo vetëm për ta përmbushur kriterin e transparencës, por edhe për ta dëshmuar gatishmërinë për llogaridhënie për mënyrën e shpenzimit të parave të taksapaguesve”, ka shkruar Kupina.

Tutje, Kupina ka shkruar se racionalizimi i shpenzimeve është parimi kryesor që e ka ndjekur Presidentja Osmani. / Gazeta Enigma.

Related Articles