Drita triumfon ndaj skuadrës së madhe turke

Drita triumfon ndaj skuadrës së madhe turke

Drita e Gjilanit i ka dhënë fund ndeshjeve përgatitore në Antalya të Turqisë. Të dielën Drita luajti me skuadrën e Superligës së Turqisë, Alanyaspor dhe sipas njoftimit fitoi me rezultatin 2:0.

Sipas klubit gjilanas, Arbnor Muja dhe Marko Simonovski kanë shënuar golat e fitores.

Alanyaspor nuk ka njoftuar në faqen zyrtare për ndeshjen miqësore me Dritën.

Drita në qytetin bregdetar turk e ka edhe një stërvitje të hënën dhe më pas kthehet në Gjilan.

Related Articles