Kurti: 3,941 qytetarë serb kanë aplikuar për konvertim të patentë-shoferëve në RKS

Kurti: 3,941 qytetarë serb kanë aplikuar për konvertim të patentë-shoferëve në RKS

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se 3,941 qytetarë nga komuniteti serb kanë aplikuar deri më sot për konvertim të patentë-shoferëve nga ato të strukturave ilegale të Serbisë, në patentë-shofer të Republikës së Kosovës.

Ai tha se nga 9 maji kur ka filluar ky proces, nuk është shënuar asnjë incident gjatë konvertimit.

“I ftoj të gjithë ata që nuk kanë aplikuar ende për konvertim të patent shoferit që ta shfrytëzojnë këtë mundësi e cila ofrohet në të gjitha komunat deri më datë 9 gusht.  Falënderoj qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me institucionet tona”, shkroi Kurti në Facebook. /Gazeta Enigma

Related Articles