Kurti bën homazhe te pllaka përkujtimore e Balajt dhe Xheladinit: 233 plumba u shkrepën nga Policia e UNMIK-ut

Kurti bën homazhe te pllaka përkujtimore e Balajt dhe Xheladinit: 233 plumba u shkrepën nga Policia e UNMIK-ut

Kryeministri i vendit, Albin Kurti të premten ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore e dy të rënëve gjatë demonstratës së organizuar më 10 shkurt 2007 nga Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë, Mon Balaj dhe Arben Xheladini.

Kurti pas homazheve tha se në ato demonstrata ku vdiqën Mon Balaj dhe Arben Xheladini u shkrepën 233 plumba në kokat e qytetarëve nga Policia e UNMIK-ut.

“Me të drejtë e kritikuan dhe kundërshuam pakon e Ahtisaarit…Dhjetëra mijëra qytetarë demonstruan para 16 vjetëve e në ballë të tyre ishte baca Adem Demaçi, në moshën 71 vjeçare. 233 plumba u shkrepën në kokat e qytetarëve nga Policia e UNMIK-ut në një situatë ku asgjë nuk shihej prej gazit të shumë lotsjellës. Arben e Mon Balaj u vranë kurse 80 demonstrues të tjerë u plagosën rëndë e lehtë. Hysni Hyseni Doda e humbi syrin Mustafë Nerjova e ka ende një pjesë plastike në kafkën e kokës kurse Zenel Zeneli e mban plumbin akoma afër zemrës sepse nuk do të arrinte t’i mbijetonte operacionit kirurgjik. Dodaj i Prizrenit ka vdekur para tri vitesh…”, tha ai.

Dhe për këtë rast, Kurti tha se hetimet i kishte bërë ish shefi i shtyllës së parë të UNMIKU, Robert DIN.

“Ai patë bërë një hetim atë pranverë nga i cili doli konkluzioni se për menaxhimin e asaj demonstrate vrasjet e Monit dhe të Arbenit kanë qenë edhe të panevojshme dhe të evitueshme.  Policët e UNMIK-ut shfrytëzuan imunitetin ndërkombëtarë ndërsa sekretari i OKB-së ka ngelur që t’i përgjigjet Ministrisë së Drejtësisë. Një javë para demonstratës sonë u patë publikuar pakoja e Ahtisarit, ndërkaq, 6 javë pas asaj demonstrate Ahtisari e shtoi rekomandimin për Pavarësi të mbikëqyrur si faqe të parë të propozimit të tij”, u shpreh Kurti.

Related Articles