Me rastin e 26-vjetorit të masakrës në Milloshevë të kryer nga forcat serbe, kryeministri në detyrë Albin Kurti, i shoqëruar nga deputeti Halil Thaçi, bëri homazhe pranë lapidarit të katër anëtarëve të familjes Morina.
Kurti në këto homazhe tha se sot shënojmë 26-vjetorin e vrasjes së katër anëtarëve të familjes Morina: veprimtarit Fejzullah Morina dhe tre djemve të tij, ushtarit të UÇK-së, Lavdim Morina, si dhe dy fëmijëve, Fidaim Morina dhe Shkëlzen Morina.
Kryeministri Kurti, u shprehse 13 % e të vrarëve gjatë luftës në Kosovë kanë qenë fëmijë, teksa kujtoi të rënët e kësaj masakre, Fidaimin 14 vjeç dhe Shkëlzenin 10 vjeç.
“Pra, pothuajse çdo i shtati i vrarë në luftën e fundit të viteve 1998/1999 ka qenë fëmijë”, theksoi më tej Kurti, njofton Kryeministria.