Kurti bën thirrje për vaksinim: Kosova ka vaksina të mjaftueshme

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka thënë se vendi ka vaksina të mjaftueshme, raporton Gazeta “Enigma”.

Ai ka bërë thirrje që të gjithë të caktojnë terminët për vaksinim.

“Me datën 8 gusht kishim asnjë të vdekur në Kosovë mirëpo këto tri javët e fundit janë javët më të rënda për popullin e Kosovës dhe më të vështirat për institucionet tona. Falënderoj të gjithë zyrtarët policorë të cilët po kujdesen për zbatimin e masave. Ju bëj thirrje të gjithë atyre që nuk janë vaksinuar që të caktojnë termine sepse vaksina kemi mjaftueshëm”, ka thënë ai.

Ndërkohë kujojmë se shifrat e vdekjeve dhe infeksionit nga COVID-19 janë rritur ditëve të fundit në Kosovë./Gazeta Enigma.

Related Articles