Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë vizituar sot Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Kurti ka thënë se kjo vizitë u bë për të falënderuar për punën dhe pëkurshtimin e të gjithë të punësuarve të cilët kanë kaluar 500 ditë që në mënyrë të pandalshme kontribuojnë në ballafaqimin me COVID, e në veqanti që në këtë jave situata është rënduar si pasojë e variantit Delta.
“Me profesor Naserin dhe ministrin Vitia i takuam rreth 20 punëtorë që janë në qendrën operative, vizituam edhe stoqet ku po ruhen vaksinat. Vizituam vendin ku janë frigoriferët ku po mbahen 530 mijë vaksina Pfizer në temp -35 gradë celsius, dhe frigoriferin tjetër ku në temperatura 2-8 gradë celsius po mbahen 20 mijë vaksina AstraZeneca”, ka thënë ai.
Kurti ka inkurajuar të gjithë qytetarët për t’u vaksinuar, sepse sipas tij vaksinimi është e vetmja mënyrë për parandalimin e virusit.
“Në vitin e kaluar maskat dhe distanaca fizike kanë qenë e vetmja mënyrë për ta parandaluar virusin, ndërsa tash ka vaksina andaj inkurajoj të gjithë qytetarëtqë pa humbur kohë te vaksinohen meqenese ky ështe një virus vdekjeprures, me c’rast vaksinimi e ul rrezikshmerin për 20 herë”, ka potencuar Kurti.
Ndër të tjera, kryeministri ka bërë të ditur se pasnesër do të jetë dita kur do të administrohen 1 milion doza të vaksinës, me çrast sipas tij, 2/3 e tyre kanë marre nje doze, ndërsa 1/3 e kanë marr dozën e parë.