Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se janë në komunikim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe se kur të kenë rezultate, do t’i bëjnë publike.
LEXO EDHE: Emri i presidentit ende askund – Takimet e Kurtit me opozitën për unitet sa për “sy e faqe”
Këto komente Kurti i bëri shkurt për media pas pjesëmarrjes në Tryezën e Dialogut Ndërfetar “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore?” E cila po mbahet në Prishtinë.
“Jemi në komunikim, kur të kemi rezultate do t’ua komunikojmë”, është deklaruar shkurt Kurti.
LEXO EDHE: Dikur aleatë, sot përballë – A do të jetë Osmani rivalja kryesore e Kurtit?
Njësoj u deklarua edhe dje. / Gazeta Enigma.
