Kurti: Deri të zgjidhet qeveria e re do të jemi kujdestarë

Kurti: Deri të zgjidhet qeveria e re do të jemi kujdestarë

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se derisa të zgjidhet qeveria e re, ai bashkë me kabinetin e tij të deritanishëm do të jenë kujdestarë. 

Pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kurti ka thënë se mandati i tij ka përfunduar zyrtarisht dhe tani ka kaluar në fazë kalimtare si kryeministër në detyrë. 

“Me 23 mars 2025, mandati i plotë katërvjeçar i Qeverisë së Republikës së Kosovës, të udhëhequr nga unë si Kryeministër, përfundoi zyrtarisht dhe kaloi në fazën kalimtare të funksionimit si qeveri në detyrë, e cila efektivisht është sikur qeveria në dorëheqje e mandateve të mëhershme të të tjerëve. Kjo është hera e parë që një Qeveri e Republikës së Kosovës ka përfunduar me sukses mandatin e plotë kushtetues, duke shënuar një kapitull të ri të stabilitetit institucional në Republikën tonë demokratike”, ka shkruar ai në Facebook. 

Ai ka shtuar se kjo e vendos Qeverinë në një rol kujdestar, për të garantuar vazhdimësinë, sigurinë dhe funksionimin e pandërprerë të shtetit, në zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve.

Related Articles