Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se ka biseduar në telefon me shefin e BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borell.
Kurti ka falënderuar Borrelllin për telefonatën që ky i fundit i kishte bërë nga Kili, derisa ka treguar për temat e diskutuara.
“Megjithëse të dy larg shtëpisë, në dy kontinente, por në një zonë kohore, gjetëm disa momente për të diskutuar situatën aktuale dhe për të vazhdimin e dialogut në rajonin tonë”, ka shkruar Kurti.
Kryeministri thotë se ka pranuar përsëri falënderime nga Borrell për qëndrimet e harmonizuara të Kosovës me BE-në në lidhje me sanksionet kundër Rusisë.