Ka filluar të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës ku në rend të ditës janë 13 pika për diskutim.
Kryeministri Albin Kurti në një fjalë rasti ka thënë se dikur niveli qendror i bënte opozitë nivelit lokal, ndërsa tash është anasjelltas.
Sipas tij, të dyja këto janë qasje të gabuara sepse niveli qendror dhe ai lokal duhet të jenë në shërbim të qytetarëve dhe jo në shërbim të partive politike.