Kurti e Gërvalla takojnë Borrellin e Lajçakun: Pas shkeljeve të vazhdueshme nga Serbia dhe Banjskës, nënshkrimi i marrëveshjeve është bërë i nevojshëm

Kurti e Gërvalla takojnë Borrellin e Lajçakun: Pas shkeljeve të vazhdueshme nga Serbia dhe Banjskës, nënshkrimi i marrëveshjeve është bërë i nevojshëm

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me zëvendësen e tij, Donika Gërvallën, kanë takuar Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin special për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak.

Bëhet e ditur se gjatë takimit u fol për proesin e dialogut, zbatimin e marrëveshjeve të dakorduara dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në dritën e shkeljeve të vazhdueshme nga Serbia, sulmit terrorist dhe paramilitar në Banjskë ndaj integritetit territorial të Kosovës dhe sigurisë kombëtare, letrave dhe deklaratave të vazhdueshme publike për mosdetyrimin ligjor të marrëveshjes për Serbinë dhe për moszbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të arritur në Bruksel dhe Aneksit të saj në Ohër, nënshkrimi i marrëveshjeve është bërë i nevojshëm si garancë e respektimit dhe zbatimit të plotë të tyre, drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Më tej, bëhet e ditur se Kurti u ka kërkuar Borrellit dhe Lajçakut heqjen e masave të vendosura nga BE-ja, për të cilat thuhet se janë të padrejta.

Related Articles