Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka komentuar mungesën e kryeministrit kosovar, Albin Kurti dhe Edi Ramës së Shqipërisë, të Washington, shkruan Gazeta Enigma.
Në shkrimin e saj, Tahiri thotë se Kurti kot shkoi në SHBA dhe se atje u injorua plotësisht nga Qeveria amerikane.
“Dy politikanë shqiptarë jashtë orbitës së Trumpit – njëri mbeti jashtë dyereve të Washingtonit tjetri nuk e kaloi oqeanin Atlantik – Kurti kot shkoi në SHBA u injorua plotësisht nga Qeveria amerikane, Edi Rama përfundoi si një argetues i diplomatëve evropianë me batuta në kurriz të Trumpit, keq i kemi punet si komb, si dy shteteve..”, ka shkruar Tahiri. / Gazeta Enigma.