Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Bekim Qoku, Këshilltar i Jashtëm Politik i Kryeministrit për marrëdhëniet me Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri Kurti i uroi Qokut suksese në detyrën dhe përgjegjësitë e reja, në funksion të zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut.