Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar deklaratat e James Rubin në Hagë, raporton Gazeta “Enigma”.
“E kam përcjellur pjesërisht me aq sa mbërritur për shkak të angazhimeve dhe aktiviteteve të shumta, mbrojtja është përcaktuar për një orientim të veçantë, roli ynë është i kufizuar, ne kemi dhënë mbështetjen financiare në mënyrë të pandërprerë. Shpresojmë për të mirën, në anën tjetër qëndrimi im për Gjykatën Speciale është i njëjti prej fillimit”, tha Kurti për T7.
Kurti u pyet për faktin se Adem Demaçi po del si njeriu kryesor, ai tha se nuk jep vlerësime politike. “Unë besoj që duhet të presim ecjen e këtij procesi pa dhënë vlerësime politike”, tha Kurti.